Ditën e djeshme në qytetin e Gramshit ka rënë një zjarr i cili shkrumboi plotësisht 6 banesa.
Ditën e sotme policia ka dhënë detaje për ngjarjen në fjalë.Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Gushti”.
Pasi u njoftuan për zjarrin, forca të shumta policore dhe zjarrfikësja mbërritën në pallat dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Burime zyrtare pohuan se u arrit të shpëtohej një 75-vjeçare, ndërsa nga zjarri u dogjën 6 banesa. Të njëjtat burime theksuan se shkak i zjarrit është bërë një sobë druri.
NJOFTIMI I POLICISË
Pas njoftimit të marrë se në Lagjen “18 Gushti” në një pallat në Gramsh kishte rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë që bënë evakuimin e banorëve dhe shërbimet e zjarrfikëses që punuan për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e policisë në kohë reale kanë bërë evakuimin e të moshuarës shtetases R.D, 75 vjeçe.
Si rezultat ka patur vetëm dëme materiale ku janë djegur 6 banesa. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banese. Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proceduriale./albeu.com/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...