Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kodrave përreth kalasë së Shën Triadhës përballë Gjirokastrës në Shqipëri.
Zjarri mendohet se është i qëllimshëm dhe me rrezik të lartë për disa fshatra të njësisë Antigone. Në vendngjarje po afrohen dhjetëra forca zjarrfikëse dhe vullnetarë.
Siç raporton TCH, parcela nga ka nisur zjarri besohet se është identifikuar megjithatë ende nuk ka të ndalur. Aktualisht zjarri po favorizohet nga era duke bërë që të marrë përmasa të mëdha, duke iu afruar fshatrave Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.
Priten përforcime me forca zjarrfikëse të bashkive Dropull, Tepelenë e Përmet.
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot