Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia thotë se zjarr rreth orës 21:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”15 Tetori”, ka rënë zjarr në një magazinë.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh..
Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...