Një zjarr, fillimisht i vogël, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka arritur të djegë hektarë të tërë të mbjella me ullishte në Lushnje, por edhe sipërfaqe me shkurre të larta. Zjarri i nisur fillimisht në një prej luginave të kodrave të qytetit në afërsi të Kasharajt konsiderohet si aksidental.
Edhe pse kanë qenë prezent me urgjencë në vendngjarje zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për të shuar zjarrin pasi terreni kodrinor nuk i krijon asnjë mundësi të shkojnë me mjetin me ujë.
Prej orësh, banorët e zonës dhe zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin i cili sipas të dhënave të deritanishme ka djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe kryesisht me ullishte dhe vijon të përpijë ende i ndihmuar nag era e cila e drejton në kahe të kundërta sa herë që ajo ndryshon drejtim, transmeton tch.
Ende nuk është mundur të vihet në kontroll zjarri, ndërkohë që miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në dru frutore janë duke u shkatërruar nga zjarri. Ky është zjarri i parë për këtë vit në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes, pasi nuk ka mbetur edhe shumë gjelbërim sepse vitin e shkuar zjarret masive bënë që kjo kurorë të zhvishet e të mbesë e shkretë.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...