Një zjarr ka rënë sot në pyllin me pisha në malin Partizan në Berat.
Pas njoftimit, 4 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës janë nisur drejt zonës së zjarrit që ishte shtrirë deri në kurorat e pishave.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra si dhe u përshkruan edhe 20 rrënjë pisha.
Burime nga Reparti Zjarrfikës bëjnë me dije se e gjithë zona që u përfshi nga zjarri në malin Partizan do të jetë në monitorim për të shmangur ndonjë riaktivizim të zjarrit për shkak të temperaturave të larta./euronews.al

Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot