Godina e Drejtorisë Arsimore Fier është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.
Siç raporton Ora News, zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës, ndërsa të gjithë punonjësit janë evakuar në kohë nga shërbimet e policisë.
Uniformat blu të Fierit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan flakët.
Kujtojmë se zjarri ka rënë në ora 15:10, ndërsa Drejtoria Arsimore mbyll orarin e punës në 14:30.
Njoftimi i Policisë Fier:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.
Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...