Një zjarr ka rënë në fshatin Mbreshtan të Njësisë Administrative Sinje, në Berat.
Kanë qenë punonjesit e firmes së naftës që kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses së Bashkis Berat, po ata kanë qenë të parët që kanë filluar fikjen e zjarit i cili me mjete rrethanore.
Zjarri ka rënë rreth 700 metra larg kullës së pusit të naftës ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët kishin dhe tokat e tyre kryesisht ullishte.
Nga të dhënat paraprake zjarri ka përfshirë rreth 3 hektar shkurre dhe afërsisht 2 dylym ullishte, ku pavarësisht terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrfikses po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit.
Gjithashtu në ndihmë të zjarrëfikëses kanë shkuar dhe punonjës të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë Berat. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit .
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...