Zjarr i madh në një lagje të Shkodrës, flakët u afrohen xhamisë dhe shtëpive

00:29 | 5 Gusht 2021

Një tjetër vatër zjarri ka nisur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Tepe” të Shkodrës. Mësohet se zjarri është shumë pranë banesave dhe xhamisë së kësaj lagjeje që njihet edhe me emrin “10 Korriku”.

Banorët raportuan se vatra e zjarrit e nisur rreth orës 22 ka përparuar dhe një orë më pas situata është rënduar me pasojë vënien nën rrezik të xhamisë së Tepes dhe banesave e bizneseve përreth.

Në pamjet e mëposhtme shikoni zjarrin e mbrëmjes së sotme:
Pak para mesnatës u raportua se zjarri që nisi në kodrat e Tepelenës është vënë nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për xhaminë dhe banesat.

Në pamjet e mëposhtme të para pak minutave tregohet pikërisht kjo situatë e përmirësuar.

Në raportin e fundit mbi zjarret të Emergjencave u raportua për 13 vatra aktive në të gjithë vendin, mes të cilave edhe në fshatin Cukal të Shkodrës.

ZJARRET, PREFEKTURA E QARKUT SHKODER JEP NJOFTIMIN ZYRTAR
Fshati Fushë-Arrëz.

Operacioni po drejtohet nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Qarku Shkoder.

Forca policie të angazhuara janë rreth 35,ndërkohë gjatë natës do jenë 7 forca policie nga Komisariati Pukë dhe Posta Policisë F.Arrez.

Nga komuniteti janë rreth 50 banorë të zonës.

Nga struktura MZSh në terren të angazhuar rreth 30 forca, 12 nga Bashkia F.Arrez dhe 18 nga Bashkia Pukë dhe 5 mjete MZSh.

Neser priten të vijnë edhe 30 forca të ushtrisë në varësi të situatës.

Pasdite është operuar vetem me mjet ajror, duke ju përgjigjur në menyrë të menjëhershme situatës.

Ndërkohë emergjencat civile Fushë- Arrëz do tē monitorojnë gjatë gjithë natës situatën duke qendruar në gatishmëri edhe për evakuime të mundshme të familjarëve të banesave që mund të rrezikohen. Vlen të theksohet se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara