Zjarr i madh në Karaburun të Vlorës, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

23:49 | 28 Korrik 2021

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë gadishullin e Karaburunit. Në këto momente po digjen bimë, shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit.

Flakët po përhapen me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum. Terreni shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendngjarje ndërkohë që punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën, ndërkohë që janë njoftuar dhe zjarrfikësit, raportojnë mediet në Shqipëri.

Situata është problematike pasi flakët e zjarrit te ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë. Prefekti Flamur Mamaj tha se kërkohet ndërhyrja e ushtrisë për këtë situatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara