Një peshkatar dyshohet të ketë humbur jetën në ujërat e liqenit të Ohrit në Pogradec. Gëzim Seitllari 57 vjeç ka dalë për peshkim prej 31 dhjetorit në orën 5 të mëngjesit ndërkohë që nuk është kthyer më në banesë.
Gëzim Seitllari, babai i dy fëmijëve nga fshati Memlisht, ka dalë për të peshkuar koran mëngjesin e datës 31 dhjetor. Pas disa orësh ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Sipas familjareve, policia ka filluar kërkimet për peshkatarin ditën e martë, por pa rezultat. Të mërkurën në mëngjes, varka e peshkatarit, që rezulton i humbur, është gjetur në thellësi të liqenit, së bashku edhe me disa nga rrobat e tij në zonën e Hudenishtit, çfarë ka shtuar dyshimet se peshkatari është mbytur.
Në kërkim të trupit janë vënë peshkatarët e zonës, ndërsa më tej kërkimet janë thelluar nga mbërritja e polumbarëve, për të kërkuar në ujërat e liqenit dhe për të nxjerrë në breg trupin e Seitllarit.
Por pas 3 orë kërkimesh polumbarët kanë ndërprerë pa mundur të nxjerrin trupin e Seitllarit ndërsa do të vazhdojnë operacionin ditën e nesërme./tch/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell