Një 80-vjeçar rezulton i zhdukur në Belsh, teksa i biri ka denoncuar zhdukjen e tij në polici nën dyshimin se është mbytur në rrjedhën e lumit Danub.
50-vjeçari me iniciale T. A., banues në fshatin Rrenas, ka njoftuar sallën operative se i moshuari me iniciale R. A. u largua nga banesa më 31 gusht të këtij viti dhe nuk u kthye më.
Ndër të tjera familjarët kanë deklaruar se i zhdukuri kishte probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit për gjetjen e trupit të 80-vjeçarit./tch/
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...