Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike europiane.
Cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën europiane të Kosovës.
Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran.
Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plotë se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...