Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se Presidenti i Republikës nuk ka asnjë mundësi apo hapësirë ligjore për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.
I ftuar në një studio televizive, zv/kryeministri Braçe theksoi se “qëndrimi është antikushtetues. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe nuk ka asnjë që ta ndryshojë këtë”.
Pyetjes nëse shkohet në zgjedhje pa opozitën, Braçe tha se “kjo nuk është zgjedhja ime, është precedent i rëndë për demokracinë, që synon t’i heqë të drejtat kushtetuese shqiptarëve, por nga Presidenti kam mësuar se Kushtetuta është mbi çdo gjë. Nuk ka situatë tjetër. Për sa kohë që Presidenti i referohet Kushtetutës, atëherë duhet të zbatojmë Kushtetutën, Presidenti gjithashtu”.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit