Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka pritur në takim ambasadoren e SHBA Yuri kim dhe atë të Bashkimit Evropian Christiane Hohnann.
Ky takim vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se personat e shpallur “non grata” nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje.
Sipas saj, peronat e sanksionuar për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të luftojnë korrupsionin.
“Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar”, tha Kim./abcnews
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...