Ora 24:00 e ditës së hënë shënon skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor, që do të garojnë, në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit në Shqipëri.
Neni 64, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që çdo parti duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 29 parti, ndërkohë që Komisioni do të mblidhet mesditën e sotme për të regjistruar dhe tre parti të tjera, që do të jenë pjesë e procesit të ardhdhëm zgjedhor.
Partitë e opozitës kanë refuzuar të regjistrohen duke i qëndruar kërkesës së tyre për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./Arbresh.info/
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad