Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke përmbyllur zyrtarisht procesin për të 12 qarqet e vendit. Por paralelisht, Partia Demokratike ka nisur kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve.
Qarku i parë për të cilin ka kërkuar mosnjohjen e rezultatin është qarku i Kukësit, ndërsa gjatë javës pritet që opozita të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve edhe për qarqet e tjera. Sipas tyre, nuk mund të certifikohet rezultati përpara se të jenë të disponueshme të dhënat e plota nga kompania postare DHL, veçanërisht ato që lidhen me votën e emigrantëve në Greqi, shkruan tvklan.al.
“Kemi kërkuar argumente që kanë të bëjnë me kryqëzimin e të dhënave të PER. Kërkojmë që të vihen në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur kopjet e njësuara të procesverbaleve e të gjitha KZAZ-ve, të çdo zone zgjedhore”, tha Franc Nuri, përfaqësues i PD-së në KQZ.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se dokumentet kanë mbërritur në KQZ dhe do t’i vihen në dispozicion edhe Partisë Demokratike.
“Është dorëzuar në KQZ i gjithë dokumentacioni i plotë, dhe këtë do ua vëmë menjëherë në dispozicion. Ndërkohë, do të përgatisim dokumentacionin e kërkuar sipas jush edhe për këto 3 qarqe, në vijim të asaj se çfarë keni kërkuar për qarqet e tjera”, tha Celibashi.
Kërkesa e PD për të mos njohur rezultatin dhe për të përsëritur zgjedhjet pritet të mbajë të hapur betejën paszgjedhore edhe për disa javë.
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...