Data 14 shkurt festohet në pjesën më të madhe të botës si dita e të dashuruarve.
Në këtë festë është bërë tashmë traditë që çiftet shkëmbejnë dhurata, sms, puthje e lule me njeri tjetrin në shenjë të dashurisë që i lidh.
Kësaj here, Tirana është ‘veshur’ me zemrat e dashurisë për këtë 14 shkurt. Bashkia është kujdesur që kësaj dite ti japë ngjyrën e veçantë të saj.
Tek sa shihet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.
E kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste. /Telegrafi



Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale
Presidenti turk dënon sulmin terrorist në Stamboll
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian