Krymenistri i Shqipëris,ë Edi Rama, sot i erdhi një dhuratë për fundvit.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e dekoroi shefin e qeverisë shqiptare me urdherin me te larte te Ukraines.
Edi Rama është vlerësuar, sipas njoftimit të presidentit, “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Kjo është dekorata më e lartë që jep Ukraina dhe dhe pjesë e çmimeve shtetërore të të kësaj kategorie, vec Ramës, janë edhe Princi i Kurorës i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Sánchez Kryeministri i Spanjës.
Shqipëria ka qenë një aleate e palëkundur e Ukrainës qysh nga nisja e agresionit rus.
Momenti më kulminant i kësaj përkrahjeje ishte mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, të cilën e drejtonte vetë Edi Rama, dhe ku ishte ftuar për të folë presidenti Zelensky.
Përplasjet e Edi Ramës me ambasadorin rus në këtë tavolinë të madhe botërore bënë xhiron e botës.
Shqipëria do të hapë këtë vit për herë të parë një ambasadë në Ukrainë si sinjal i dëshirës për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik./abcnews.al
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...