Ish-deputeti, Asllan Dogjani i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tregoi një rast kur u arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano.
“Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë? Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë dhe u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë”, deklaroi Dogjani.
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...