Është zbardhur mesazhi i fundit që 22-vjeçarja shqiptare, Ilaria Sula, i dërgoi familjes së saj para se të masakrohej me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.
Sipas një mesazhi zanor që prindërit dhe i vëllai i saj kanë treguar për mediat italiane, e bija i ka kontaktuar për t’i thënë se do u jap para për të zgjdhur një problem që ata kishin.
“Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin drejtuar familjes, ndërsa e ëma nis të qaj.
“Shpirti i mamit tënd, o Iliaria…”, thërret ajo të bijën mes lotësh.
Kujtojmë se Ilaria Sula u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.
Ai dyshohet se bashkëpunoi me nënën e tij, e cila e ndihmoi të pastronte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, si dhe me dy miq, që mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare./pamfleti
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...