Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza vrau babanë me tel.
Siç raporton TCH, ngjarja dyshohet se është planifikuar sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.
Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.
Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.
Ndërsa abcnews.al raporton se motivi i vrasjes sipas të dyshuares ka qenë fakti se i ati nuk e lejonte të dilte dhe të argëtohej, të blinte veshjet apo sendet që asaj i nevojiteshin.
Në dëshminë e saj Emanilda Rama thotë se ka pasur debate të shpeshta me të atin për paratë që ajo i kërkonte, por i ati nuk ia jepte.
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...