Partia Demokratike mblodhi pasditen e së mërkurës kryesinë dhe grupin e saj parlamentar. Në mbledhje ka qenë edhe kryetari Lulzim Basha si dhe nënkryetarët, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku e Grida Duma, por edhe deputetët Oerd Bylykbashi, Helidon Bushati, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka edhe pse disa prej tyre janë pozicionuar qartazi në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Munguan deputetët Flamur Noka dhe Tritan Shehu që gjithashtu janë parë në krah të Berishës. Mësohet se në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat ishte seanca e nesërme plenare ku pritet të votohet qeveria e re dhe programi i “Rama 3”. Në mbledhje është vendosur që të mos bëhen pyetje për programin e qeverisë dhe gjatë diskutimeve çdo deputet të flasë 10 minuta.
Deputetët e PD do ta përqendrojë diskutimin te 3 çështje kryesore, si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend që këto që sipas PD qeveria ka dështuar.
Nuk ka informacione që në mbledhje të jetë diskutuar për çështjen e Berishës që ditën e nesërme në orën 18:00 ka thirrur një takim në kryeqytet në atë që e quan si “një aksion për shpëtimin e PD-së”.
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...