Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e të enjtes në një lokal pranë stadiumit, ku dy shtetas mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim katër persona, shtetasit Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj (43 vjeç), Klaus Jaçaj (31 vjeç) dhe Ramadan Zoti (43 vjeç), ky i fundit i dyshuar si autor i sulmit me armë që kishte për qëllim vrasjen e dy të rinjve nga Tirana, Ernest Lama (25 vjeç) dhe Gëzim Hajdaraj (33 vjeç).
Gjatë hetimeve, policia ka arrestuar edhe Gëzim Hajdarajn, një nga të plagosurit, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip “Beretta” me një krehër dhe 9 fishekë. Hajdaraj po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka eskaluar në përdorim të armëve. Ramadan Zoti dyshohet se ka qëlluar drejt Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy. Ata ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, një pistoletë dhe municione.
Policia po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë./euronews.al
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën