Teksa kanë kaluar disa orë nga gjetja e tritolit në verandën e një lokali në Tiranë, policia ka zbardhur disa detaje. Bëhet fjalë për 400 gr tritol që ndodheshin në qesen e gjetur në verandën e restorantit te “Rruga e Kajavës” në kryeqytet.
Burime policore bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në 4 pako, të cilat ishin lidhur me 4.5 metër fitil. “Në vendngjarje jane gjetur 4 kallëpe tritoli në peshë 400 gram total, e montuar me fitila përcjellës”, njofton më tej policia.
Tashmë është bërë çaktivizimi nga forcat xheniere dhe në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 4 kallëpet me 100 gram secila. “Ne mjediset e Drejtorise së Policisë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje pronari i restorantit, shtetasi Sh.O”, citon policia.
Sipas ekspertëve, cituar nga “News 24”, fitili rezultoi të ishte i ndezur, por për fat nuk mundi të digjej. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu janë duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...