Të rinjtë e Partisë Demokratike do të mbajnë peshën kryesore të protestës së 18 shkurti që do të mbahet në Tiranë dhe që si qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Kryetari i Forumit Rinor Demokrat thotë se janë 100 mijë ftesa që do t’u jepen dorë më dorë të gjithëve. Sipas tij, kushdo që ka ndier mbi vete peshën e keqqeverisjes është i ftuar ti bashkohet kësaj proteste, që mendohet të jetë masive. Por si gjithmonë të rinjtë janë më radikalë. Kreu i FRD thotë se i është propozuar strukturave drejtuese të partisë demokratike që me 18 shkurt të rinjtë demokratë të ulen përpara kryeministrisë, ndoshta të ngrenë edhe çadra e të bllokojnë bulevardin deri sa qeveria të reagojë.
Ndonëse nuk ka ende një përgjigje për këtë propozim Belind Këlliçi thotë se megjithatë kjo është një protestë pa kthim. Protesta do të jetë masive thotë kreu i FRPD, ndërsa konfirmon se ajo do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...