Detaje të reja bëhen me dije nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.
Mësohet se automjeti tip ‘Toyota’ me targa greke, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, i cili po lëvizte me shpejtësi me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti me targa greke.

Për pasojë, kanë humbur jetën 4 pjesëtarët e familjes që po udhëtonin me mjetin Toyota, raporton fox news, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur dhe 3 të rinj të cilët po lëviznin me mjetin tip ‘Audi’, i cili dyshohet se shkaktoi dhe aksidentin.
Përplasja ka qenë tepër e fortë sa mjeti tip Audi ka thyer dhe shtyllën e energjisë elekrtrike.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...