Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, me të cilin thotë se ka diskutuar për rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore.
Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi.
“Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë” nënvizon ajo.
Takimi i Ambasadores amerikane me Dvoranin vjen në pikën e konfliktit të këtij të fundit me Presidentin Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i kërkon të largojë nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani me argumentin se i ka përfunduar mandati ka vënë në vështirësi këtë institucion.
Ftesës për të dhënë shpjegime në lidhje me situatën ligjore në të cilën ndodhet, anëtari i Gjykatës së Lartë i është përgjigjur me kërkesën për ti dhënë edhe dy ditë kohë për tu përgatitur.
Të mbledhur dy herë online një herë në 16 prill dhe një herën e dyte të hënën në datën 27, anëtarët e KLGJ-së kanë vendosur që për këtë çështje të pyetet edhe vetë subjekti, pra anëtari i Gjykatës së Lartë në detyre, njëherazi edhe kreu i KED Ardian Dvorani.
Me anë të një shkrese ku kanë paraqitur gjithë relacionin se çfarë është diskutuar në mbledhje KLGj, i kërkon Dvoranit të japë mendimin e tij në lidhje nga sa parashtrohet. Pas kësaj KLGj do të mblidhet për të vendosur.
E çuditshme është fakti që anëtarit të Gjykatës së Lartë i është lënë një afat i kufizuar vetëm 48 orë për të parashtruar argumentet e tij, i cili përfundon ditën e premte.
Tashmë pritet që Dvorani të reagojë me argumentet e tij, apo duke kërkuar më shumë kohë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...