Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.
“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.
Një ditë më parë, dy ambasadorët zhvilluan edhe një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...
Dogana zbulon mall të padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro ...
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...