Ish-ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani njofton shkëputjen përfundimtare nga politika.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai thotë se do t’i përkushtohet tërësisht avokatisë dhe tek këshillat ligjore për çdokënd, ndërsa ka një apel për ata që merren me politikë, shkruan Lapsi.al.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë. Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pajisem me NUIS (NIPTI).
Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.
Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë. Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.
Politika tashmë ka zgjedhur “punonjësit” e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!
Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.
Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!
Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...