Pasi lajmit se Lulzim Basha dhe familja e tij po survejohet nga policia, ka lëvizje në selinë blu.
Basha ka mbledhur drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar për të diskutuar në lidhje me këtë çështje
Mbledhja u kërkua nga vetë Basha ndërsa në të marrin pjesë Enkelejd Alibeaj, nënkryetarët e Partisë, Spaho dhe Paloka, Flamur Noka dhe deputetët Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji.
I pranishëm është edhe sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.
I kontaktuar nga mediat Basha nuk ka dashur të prononcohet për këtë lajm, por kjo mbledhje urgjente tregon se kreu i PD-së “ndiqe” hap pas hapi nga policia shqiptare.
Ndërsa mësohet se pas mbledhjes, nënkryetari i PD-së Edi Paloka, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka dhe kryetari i komisionit “Tahiri”, Enkelejd Alibeaj do të shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të kërkuar llogari në lidhje me këtë lajm./Gazeta Express
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...