Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në takimin virtual kryediplomatë nga 60 vende të botës, mes të cilëve nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera shprehën angazhimin për mbështetjen e fondit dhe nismave që synojnë ndërtimin e paqes.
Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB mbi ndërtimin e paqes, ndërsa theksoi se mbështetet në bashkëpunimin me OKB në ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes strategjike për promovimin e arritjes të Shqipërisë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendën 2030.
“Qasja shumëpalëshe, e bazuar në rregulla, për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes është një nga përparësitë kryesore të Shqipërisë si kandidat për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB për vitin 2022 – 2023”, theksoi ministrja Xhaçka në fjalën e saj.
Ajo siguroi përfaqësuesit e lartë të OKB-së, se Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes dhe e vlerëson fondin si një instrument thelbësor për paqen dhe sigurinë./TCH
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...