Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka reaguar lidhur me emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jatshtme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pompeo shkruan se e ka pritur me kënaqësi lajmin e emërimit të saj në këtë detyrë, duke theksuar se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes.
“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, thotë Pompeo.
Xhaçka është emëruar në këtë detyrë, pasi Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen, ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes, në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...