Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim të fundit të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.
Bëhet me dije se Wisner ka mbyllur mandatin e tij në Shqipëri, si i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane.
Presidenca bën të ditur se kreu i shtetit shprehu në takim mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë. Gjithashtu Begaj tha se është krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.
“Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që z. Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë. Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje. Presidenti i uroi z. Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike”, thuhet në njoftimin e Presidencës./a2cnn
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...
Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin