Një 60 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Rukaj të Burrel.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi H.Ll dhe nga të dhënat e para dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.
Mësohet se policia është njoftuar për vrasjen nga djali i viktimës. Sipas policisë, autorët e kanë thirrur viktimën dhe menjëherë sapo ai ka dalë nga banesa e kanë qëlluar me armë, të paktën katër herë mbi trupin e tij dhe më pas janë larguar me një automjet.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa janë ngritur edhe disa pika kontrolli.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?