Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e njërit prej autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit A.T., në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë shkollës “Partizani” në Tiranë.
Mësohet se policia ka mundur të arrestojë 18-vjeçarin E.M., ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij.
Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Dy 18-vjeçarë kanë vrarë një 20-vjeçar mëngjesin e së martës me thikë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, rreth orës 00:35 kur shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç kanë plagosur me thikë shtetasin A. T., 20 vjeç pas një konflikti për motive banale.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...