Qëlloi 33-vjeçarin me thikë në zemër pas një konflikti për rrugën e makinës, arrestohet pas disa orësh të gjata negociatash Arbër Kote.
26-vjeçari dyshohet se vrau ditën e shtunë të riun Idajet Dulla, shoferin e një kamionçine, i cili i kishte zënë rrugën, teksa autori po lëvizte me një autobus fasonerie.
Ky shkak banal bëri që Kote të nxirrte një thikë nga kroskoti i autobusit e ta godiste në zemër për vdekje. Kote është djali i ish-drejtorit të Burgut të Durrësit.
Babai i tij mendohet të ketë qenë personi që bindi autorin të dorëzohej.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Plazhit, afër xhamisë me katër minare. Burimet bënë të ditur se 33-vjeçari u transportua me urgjencë drejtë Spitalit të Durrësit me shenja jete, por për shkak të gjakderdhjes dhe se mjeti prerës i kishte prekur zemrën, nuk mundi të mbijetonte.
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...