Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit, Isat Goçaj, në Çerem, të Tropojës.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se pasi arrestoi Altin Ismajlisufin si autor të dyshuar të ngjarjes është bërë e mundur edhe sekuestrimi i armës me të cilën ka kryer krimin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen”, bën me dije policia.
Ndërkohë autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. /T Ch/
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë