9 muaj pas vrasjes me thikë në banesën e saj në Paskuqan të Enkeleda Çapokut nga kunati i saj Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për autorin. Erdet Çapoku është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për akuzën e “vrasjes për shkak të rrethanave familjare”.
Enkeleda Çapoku jetonte vetëm me vajzën e mitur, pasi bashkëshorti i saj ishte në burg. Ajo kishte marrë një urdhër-mbrojtjeje pasi prej disa kohësh kunati e gjurmonte, i bënte foto dhe video dhe e kërcënonte. Nga frika ajo mbante në shtëpi edhe nënën e saj e cila gjithashtu mori plagë gjatë ngjarjes.
Çapoku e pranoi krimin dhe shfaqi pendesë. Ai pohoi se e kishte marrë inat kunatën në momentin që e kishte kallëzuar në polici dhe se ajo nuk tregonte respekt për sakrificat që ai kishte ëbrë për të.
“Unë kisha investuar tërë lekët e mia për të rritur mbesën dhe të ushqehej Enkeleda. Sa herë që ajo më kërkonte lekë, unë ia jepja dhe shkoja mirë me të, por pasi ajo u betua se do më fuste në burg, edhe unë u betova që ta vrisja sepse më kishte marrë tërë lekët e punës sime. Nuk kisha asnjë faj’, – tha Çapoku./lapsi/
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...