Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 9 vjet burgim Violeta Donajn, 38-vjeçaren që vrau në vitin 2018 bashkëshortin, Kujtim Donaj.
Ngjarja ka ndodhur në vëndin e quajtur “tregu i Milotit” pranë lokal “ Barcelona”, u ekzekutua me armë zjarri nga 38-vjeçarja Violeta Donajn.
Shkalla e Parë e Gjykatës së Kurbinit e dënoi me gjithsej 20 vite burgim, ndërkohë që Apeli i Tiranës ka marrë sot vendimin për dënim maksimal me 9 vite burg.
Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash. Sapo ka zbritur nga makina, 35 vjeçarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit duke e lënë në vend të vdekur.
Violeta Donaj u shpall fajtore për kryerjen e veprës penale “Vrasja per shkak te marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, “ Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit ”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal./opinion/
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...