Policia në Vlorë ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Mësohet se viktimë ka mbetur një person rreth 25-vjeç.
Viktima është gjetur i vrarë brenda makinës së tij rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi të rëndë, por policia pritet të japë detaje më të hollësishme në vijim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Përfundon seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës
Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës
Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishti...
Lumbardhi në gjunjë, Alba i thotë (sërish) jo!
Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për...
Asambleisti i VV-së i vendos një letër Ramës në foltore gjat...