Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Pepën, për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë.
Një ditë pas dorëzimit në Policinë e Durrësit, së bashku me armën e krimit, që është dërguar në laborator për ekzaminim, 21-vjeçari Daniel Pepa u paraqit këtë të enjte para Gjykatës së Durrësit, ku u zhvillua seanca për verifikimin e kushteve të caktimit të masës së sigurisë. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata verifikoi kushtet ligjore të masës së mëparshme të sigurisë, caktuar në mungesë.
Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë, u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë për krimin para trupit gjykues, duke deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me përgjegjësinë e veprimeve të tij.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët me vendimin nr. 692/2, datë 13.11.2025, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe ngarkimin e Prokurorisë në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e vendimit.
Hetimet për vrasjen e dyfishtë vijojnë, ndërsa Daniel Pepa do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit./TCh/
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...