Vrasja në Tiranë, Policia: Gjendet i djegur motori i atentatit, po kërkojmë autorët

17:34 | 13 Janar 2025
D.H

Policia e Shqipërisë ka dhënë informacione të detajuara mbi ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i vdekur 56-vjeçari Bujar Nasufi pas një atentati me armë zjarri te ‘Pallati me Shigjeta’ në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ‘Pallati me Shigjeta’, kur 56-vjeçari u qëllua për vdekje teksa po hynte në banesën e tij.

Policia shqiptare shpjegon se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Në vijim pas veprimeve hetimore paraprake, policia shpjegon se “në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit”.

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se:  Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit“, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Ndërkaq, policia shpjegon se vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, “për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, ndërsa shton se ‘grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve’./rtsh.al/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale