Kanë vijuar ende hetimet për zbardhjen e autorësisë së vrasjes së 57-vjeçarit në fshatin Tale të Lezhës.
Si rezultat i punës hetimore dhe informacionit të siguruar nga policia, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar si autori i krimit.
Sipas hetimeve paraprake, shtetasi me iniciale G.A., dyshohet se ka qëlluar me armë automatike drejt shtetasit P.K. në momentin kur ky i fundit zbriste nga makina për të hapur portën e banesës së tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes, ndërsa shërbimet policore po kryejnë kontrolle intensive në terren për kapjen e autorit të dyshuar./euronews/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...