Policia e Sarandës ka gjetur një makinë plotësisht të djegur pranë kufirit me Greqinë. Autoritetet dyshojnë se ky automjet tip “Benz” mund të jetë përdorur në vrasjen e Gramoz Memës.
40-vjeçari u ekzekutua më 6 qershor në Ksamil dhe ende për këtë ngjarje nuk ka persona të dyshuar.
Sipas policisë, makina është djegur plotësisht duke mos lënë mundësinë për zbulimin e provave.
Hetuesit dyshojnë se në vrasje kanë marrë pjesë katër persona, të cilët pasi kanë djegur makinën mund të jenë larguar në drejtim të Greqisë.
Mbi këtë ngjarje pista e policisë dyshohet se është ajo e një konflikti bë Greqi ku 40-vjeçari udhëtonte shpesh./Euronews.al/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...