Vrasja e një gruaje duke e hedhur nga dritarja e pallatit pesë katësh në Fier është shoqëruar me komente nga klasa politike e vendit.
Deputetja demokrate Majlinda Bregu pyeti publikisht se si kishte muundësi që një grua, e cila kishtë urdhër mbrojtje jetonte ende me dhunuesin e saj. Në lidhje me këtë reagoi pak më vonë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili tha se ka nisur një hetim për të gjetur fajtorët e mos zbatimit të këtij urdhri mbrojtjeje që çuan në vdekjen e Liliana Rukos.
Statusi i Manjanit
Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Zonja Majlinda Bregu ka ngritur një shqetësim në lidhje me ngjarjen e rëndë të Fierit.
Ndaj të njëjtat shqetësime me zonjën Bregu. Ngjarja është tepër e rëndë aq sa i tejkalon kufinjtë e njerëzores! “Burrë-shtaza” që e ka kryer këtë krim meriton pa dyshim një ndëshkim mbi-njerëzor!
Në këtë moment nuk di shumë detaje për çështjen e lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, por, pas një interesimi on-line të personelit të Ministrisë, del se gjykata e Fierit ka pranuar edhe provizorisht edhe përfundimisht kërkesën për mbrojtje të zonjës së ndjerë tashmë.
Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat.
Pra pyetjet: “Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar: gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?!
Megjithë statusin ende të paqartë ligjor në këtë situatë post-reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do të çel nesër një proces hetimor administrativ, për të sqaruar këto pyetje. Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse.
Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi penal i cili besoj ka nisur tashmë.
Prandaj i kërkoj që sot Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes. Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë mbi çdo person përgjegjës!
Sidoqoftë, Hetimi ynë Administrativ do fillojë nesër!
Duhet mbyllur njëherë e mirë shtegu i “shtazëve” që dhunojnë familjet e tyre! S’Ka e s’mund të ketë mbrojtje për shtazët! Mbrotja është paraparë për njerëzit!
Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e jetës së një gruaje, nënë e dy fëmijëve!
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...