Të afërm dhe familjarë të Armand Rrapaj, i vrarë në Vlorë katër ditë më parë, i kanë kërkuar policisë që të arrestojë edhe vëllanë tjetër, duke dyshyar se edhe ai ishte pjesëmarrës në krim.
Elmaz Rexhepi kërkon që vajza e tij 13-vjeçare të merret si dëshmitare në krimin që kreu bashkëshorti i saj. Anëtarë të komunitetit rom lejojnë martesa edhe nën moshë, pasi nuk regjiostrohen në zyrat e gjendjes civile.
“Gabim ka bërë policia që e ka nxjerrë atë nga burgu. Sepse ai e ka shkaktuar sherrin, po të mos kishte ardhur ai sherr nuk do të kishte”, thotë Rexhepi.
Një tjetër dëshmitar okular në krim, vjehrra e vëllait të viktimës deklaroi për mediat se të dy vëllezërit morën pjesë në krim.
“Më vijnë dhëndri i burrit me gjithë çupën. Ishte ora 7:30 dhe ishim në gjumë. Vijnë dhe trokasin dhe më thonë se të kemi rrahur dhëndrin. Për çfarë e keni rrahur, i pyesim. I kemi nxjerrë sytë, tha”, tregon Rajmonda Nurçe.
Të martën e kaluar, në një përleshje me thika humbi jetën 22-vjeçari Armando Rrapaj. Policia arrestoi dy vëllezërit Novruz dhe Klevis Merkaj si të dyshuar për ngjarjen, por njëri prej tyre u la i lirë më vonë, pasi krimin, sipas hetimeve, e kishte kryer vetëm një prej vëllezërve./tch/Arbresh.info
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...
Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses...
Pas tre muajve në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i...
Sahiti rigjen formën në Izrael, shënon tjetër gol me fanellë...
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman