Ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi është deklaruar rreth vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha në Tiranë.
Çuçi tha se i vetmi koment që kishte për ngjarjen ishte se është hedhur mjegull mbi policinë dhe të mirat që ka bërë në këtë kohë.
“I vetmi koment që kam është që për fat të keq kjo ngjarje është shkëputur dhe hodhi pak mjegull në opinionin e mirë që policia ka bërë në këtë kohë. Nuk e them që jam ulur sot në karrigen e ministrit të Brendshëm, apo se jam pjesë e qeverisë dhe PS, por e thotë vetë barometri që mat policinë e shtetit. Më erdhi keq që një ngjarje e shkëputur për një periudhë të shkurtër, se edhe ajo mjegull po ikën po shkëputet të krijojë këtë opinion. Ngjaja në vetvete është hetuar është në përfundim të hetimeve. Policia ka bërë me shpejtësi hetimet që fajtori të dënohet sipas nivelit”, tha ai.
Kujtojmë se Bledi Çuqi erdhi në detyrë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt prej vrasjes së të riut Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit. /tch/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...