Drejtori i AMP Eduart Merkaj raportoi të hënën në komision për çështjet e brendshme dhe të mbrojtjes.
Merkaj u pyet nga deputetët e opozitës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 5 ditë më parë në Rinas u vra në një atentat mafioz Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Mustafa Sheqeri, agjent i AMP.
Merkaj tha se AMP ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për procesin e rekrutimit dhe vijueshmërisë në punë të agjentit Mustafa Sheqeri.
“Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Janë marrë masa nga AMP, qoftë me përjashtim dhe masa disiplinore, qoftë me dorëheqje të personave që e kanë parë të arsyeshme të mos jenë pjesë e AMP. Janë ngritur grupe pune për kontrollin e secilit nga punonjësit e AMP, nëse ka pasur shkelje gjatë rekrutimit ose në vijim. AMP ka bërë kallëzim në Prokurori jo për të kursyer ndonjë nga punonjësit tani. AMP duke bashkëpunuar me Prokurorinë do të ngrejë një grup hetimor që të mos ketë pretendime për anshmëri. Kjo është pjesa që nuk kemi dalë me masa konkrete për punonjësit të AMP”, tha Merkaj
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...