Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë.
Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.
Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 30°C mesdita në qarkun e Elbasanit.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...