Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Evropës.
Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e hënë moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug.
Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare.
Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete 1-3 ballë./rtsh.al/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim